ShowBiz

Besa Kokëdhima zbulon planet për të pasur një fëmijë

Besa Kokëdhima ka qenë e ftuar në emisionin e Bora Zemanit ku ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës sentimentale. Ajo u shpreh se ndihet shumë e lumtur me djalin që i ka rrëmbyer zemrën pa zbuluar më shumë detaje rreth tij.

“Mund të them që jam shumë e lumtur dhe kam shumë dashuri në shpirt, jam në një periudhë shumë të mirë të jetë sime”, u shpreh këngëtarja.

Çfarë presim tani nga artistja, pas përfundimit të Eurovizionit e pyeti Bora.

“Do bëj një fëmijë”, u përgjigj Besa, ndërsa më pas qesh dhe thotë ‘bëra shaka’. “Jam karagjoze dhe e di se çfarë presin njerëzit, jo se e përjashtoj çfarë ka shkruar Zoti në të ardhmen.”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=xBk_FszjqKg&t=1s

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C61mXZOtGgV/?img_index=1