ShowBiz

Ja çfarë thotë Meritoni për reagimet që ka bërë e ëma e Loarit në rrjete sociale

Meritoni së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e Bora Zemanit ku i ësshtë rikthyer dhe një herë rrugëtimit të tij në Big Brother Vip.

“Publiku e ka njohur Meritonin në krejt ngjyra të tij. Meritonin kur qesh, Meritonin kur është shumë nervoz, Meritonin kur shan, Meritonin kur lumturon, Meritonin kur është shokë i mirë, Meritonin baba, Meritonin kur dashuron, Meritonin e mërzitur. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë dhe më ka bërë të kuptoj shumëçka. Dhe ishte diçka shumë e bukur për mua. Përveç dashurisë të publikut që kam marrë dhe jam shumë krenar që një shqiptar të Kosovës e kanë përqafuar dhe e kanë dashur. Po flas në raport me lojën dhe pjesën e brendshme të shtëpisë. Dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë BB. Ndoshta do përmirësoja diçka.”

Për sa i përket takimit me të birin Loarin, ai tha se ende nuk ka ndodhur por do të shkojë në Austri për ta parë. Po ashtu moderator falenderoi nënën e djalit të tij për gjithçka që ka bërë për Loarin.

Për reagimet që ka bërë ish partnerja e tij në rrjete sociale për të birin dhe Meritonin moderatori u shpreh kështu:

“Jam munduar t’i largohem kësaj pjese, edhe pjesa e familjes së mamit të Loarit, dua të largohem nga kjo pjesa që të flasë për të, por gjithmonë i jam falënderues për atë që ka bërë për Loarin. Nga ana ime gjithçka është mirë”.

“Unë e kam ruajtur sepse nuk kam dashur të ngarkojë asnjë njeri që është përtej familjes dhe të shqetësoj më shumë seç duhet. Gjërat e mia i ruaj dhe mundohem t’i përballoj në veten time. Dhe mundohem mos t’ia tregoj askujt tjetër, flas për njerëzit e mi të afërt, sepse e di që do e përjetojnë njësoj si unë. Pastaj qëllimi pse hyra unë ishte përtej se sa një lojë. Gjithçka kishte të bënte me kauzën time, duke treguar historinë time, me djalin tim dhe fëmijët e tjerë që janë me autizëm. Do të jetë iniciativë nga ana ime dhe shumë fytyra të tjera publike që e kanë përqafuar këtë kauzë timen, unë do të vazhdoj të merrem duke u nisur nga vetja, djali im dhe fëmijët e tjerë që janë me autizëm, duke e ditur se sa të shtrenjta janë seancat që kanë fëmijët me autizëm. Do të ndihmoj me aq sa mundem, sepse e kam përjetuar vetë.”

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=xBk_FszjqKg

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C77UQchI6Xo/?img_index=2