Lifestyle

Parashikimi i motit, 9 qershor 2024

Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin.

 Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 35°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me  shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com