Aureli një nga ish personazhet më të komentuar të Për’Puthen ka bërë shumë zhurmë në mediat sociale me karakterin e tij.
Ai në daljen e tij të fundit ka zbuluar arsyen e ndarjes së Saides me Gertin. Sipas tij kjo e fundit e ka tradhëtuar.
Kujtojmë se Saide dhe Gerti dolën çift nga programi dhe u zhvendosën në Itali.
Çfarë ka ndodhur me Saiden dhe Gertin?
‘Do të vërtetën? Këta u dashuruan aty, i kisha nuhatur. Të dalim tek tema direkt, u njohën, u fejuan, Gerti e mori në Itali, ka marrë Gerti dhe një shtëpi dy katëshe në Bergamo të Italisë, katin e dytë do ia bënte për ëndrrën e thonjëve që kishte ajo, por një pasdite të bukur, me një perëndim të ëmbël, çuditërisht Gerti i zbulon ca mesazhe tradhtie, por që e anashkalon Gerti këtë pjesë sepse nga dashuria e bëri një sy qorr dhe vesh shurdh dhe në fund, kur nuk mbante më ujë pilafi, Gerti zbuloi që Saide po e përdorte për të bërë letrat.
U ndje i lënduar dhe pikëlluar. Kjo është dramë, të hidhesh nga kati i dytë. Unë i kam marrë i kam pyetur të dyja palët. Versioni i saj ishte pa fakte e prova, versioni i Gertit ishte me fakte dhe prova.’
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=CFwbjMMZogk
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/saide_buzzi/