ShowBiz

‘E dramatizoi shumë’, Blero flet për intervistën me Afronën

Blero dhe Afrona për shkak të podcast-it që zhvilluan së bashku kanë bërë shumë zhurmë në rrjet. Çfarë ka ndodhur me intërvistën dhe fakti që ende sështë trasmetuar ka bërë kurioz akoma më shumë ndjekësit dhe jo vetëm.

Dyshja në promo u shprehen se kanë dashur të japin një shembull të mirë megjithatë duket se diku ka ngecur situata. Blero i ftuar në emisionin e Elitës ka treguar më shumë detaje rreth kësaj drame që po zhvilllohet në rrjet.

“Kam shumë respekt për Afronën, edhe për atë jam shkuar në podcast. Kur e pashë që mori një kahje tjetër nuk më pëlqej. E bëri ndoshta e dramatizoi shumë. Mora një vendim thashë, unë kam shkuar me qejf me jep një shembull, por ajo në ndërkohë në lajmërim të podcastit e dramatizoi shumë.

Nuk më pëlqej”, tha ai. 45-vjeçari shtoi: “Mendoj që nuk e kam pritur që do të jetë kaq e madhe. Ideja ka qenë me e dhënë një mesazh të mirë, është dramatizuar shumë nga Afrona. A del a nuk del podcast nuk e di. Ideja ka qenë për me dhënë një shembull të mirë, por edhe ndërkohë ka qenë për inat të dikujt tjetër”.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=_WX25o95L9E&t=5s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bleromuharremi/