ShowBiz

Fansat e Eglës dhe Romeos revoltojnë Julin

Jul Deda duket se është revoltuar nga fansat e Romeos dhe Eglës që e pyesin rreth fitores së Big Brother Vip. Aktori nëpërmjet një postimi në rrjete sociale është shprehur për këtë shqetësim.

Përshëndetje të gjithë fansave me profile fallco të E dhe R, që më shkruani në inbox, duke dashur të më intimidoni me fjalinë e famshme “të erdhi inat që nuk more 100 mijë Euro. Si fillim, unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë, se më i rëndësishëm për mua ishte prezantimi para publikut në modulin BIO.
Kam thënë gjithashtu që më intereson më shumë fitorja se sa lekët në vetvete.Gjithkujt i duhen 100 mijë Euro, por jo gjithkush e kupton sa e rëndësishme është dashamirësia e njerëzve, që vërtetë nuk të mbush xhepat, por shpirtin, zemrën dhe mendjen ti mbushin plot.

Por, për merakun tuaj, sapo ti bëj 100 mijë Euro, do ju lajmëroj, qe te flini rehat ju bashkë me E dhe R…!”, shkruan Juli.

Llinku: https://www.instagram.com/juldeda/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/juldeda/