ShowBiz

Helena Kadare zbulon si u njoh me Ismail Kadaren

Shkrimtarja e njohur Helena Kadare dhe njëkohësisht partnerja e Ismail Kadares ka qenë e ftuar në spektaklin e Piter Pan.

Daljet e saj në intervista janë të rralla dhe përballë panelit të gazetarve të rinj Helena nuk iu ka shpëtuar disa pyetjeve rreth jetës personale dhe kryesisht njohjes me Ismail Kadaren.

Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim tek “Zëri i Rinisë.

Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim. Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë.

Unë isha në konvikt, isha studente e vitit të parë dhe ishte “Lidhja e Shkrimtarëve”. Ismaili ftoi të gjithë shkrimtarët e “Lidhjes së Shkrimtarëve” dhe unë ftova të gjitha shoqet e konviktit duke zemëruar jashtëzakonisht shumë farefisin tonë dhe gjithashtu edhe gratë e shkrimtarëve që nuk ishin të ftuara. Aty u njohën dhe Sadija me Dritëro Agollin, ishte shoqe e klasës sime.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=a1qzvmneD70

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=a1qzvmneD70