ShowBiz

Ka një vit që nuk mi kthen mesazhet! Fifi zbulon detaje nga miqësia me Flor Mumajesin

Fifi në daljen e saj të fundit për T7 ka zbuluar detaje nga rrugëtimi i saj i vështirë në botën e muzikës. Këngëtarja u shpreh mirnjohëse për shumë emra që i kanë zgjatur dorën në momente të vështiraa po ashtu tha se shumë të tjerë ia kanë mbyllur derën. Një nga artistët që e ka ndihumuar shumë është Flori Mumajesi.

Emri i Florit është një emr i madh në botën e muzikës i cili nuk është hera e parë që i lakohet emri për ndihmën që iu ka dhënë këngëtarëve në hapat e tyre të parë.

Një detaj që spikati në rrëfimin e Fifit ishte fakti se prej më shumë se një viti dyshja nuk kishin komunikuar pasi Flori nuk ia ka kthyer mesazhet.

“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht shumë industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri rikthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike. Plus kam një vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di përse nuk kam folur. Po e them për herë të parë. Kam një vit që i shkruaj dhe nuk më ka kthyer përgjigje, ndoshta i ka thënë dikush se unë kam folur keq për të, tha Fifi me shaka.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=JAuP3M_no-I

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fifi.official.fr/