Egla Ceno gjatë qëndrimit në Big Brother Vip ishte shumë shoqe me Heidi Bacin por duket se gjërat rrugës devijuan dhe raporti i tyre u kris akoma pa dalë nga shtëpia vip.
Hatërmbetjet mes vajzave vijojnë dhe jashtë.
Në daljen e saj të fundit ajo ka zbuluar se nuk është dëgjuar me modelen.
Erjola: Ke komunikuar me Heidin?
Egla: Me Heidin nuk jam dëgjuar.
Për sa i përket pyetjes nëse do të mbeten mikesha Egla u shpreh as këtë nuk di ta thotë.
Kujtojmë se krisjet e para mes tyre filluan kur Egla vazhdoi të sulmonte Romeon në lojë.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=Mi9nwiYqc-c
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C7hYK6otItN/