ShowBiz

Justin Timberlake mes problemeve me ligjin merr vendimin e papritur

Justin Timberlake u arrestua nga policia më 18 qershor pasi u duk se ishte në “gjendje të dehur” gjatë një ndalimi trafiku në Sag Harbor, N.Y., sipas një kallëzimi penal të marrë nga NBC News.

“Këngëtari 43-vjeçar planifikon të vazhdojë me të gjitha datat e koncerteve të ardhshme të turneut botëror Forget Tomorrow”, thotë një burim për revistën People.

Arrestimi i Timberlake erdhi mes një pushimi të shkurtër në turne, pas performancës së tij më 15 Qershor në Miami.

Turneu i këngëtarit të muzikës pop do të vazhdojë deri në dhjetor me ndalesa në qytetin e Nju Jorkut përpara se të shkojë në Evropë, në Kanada dhe më pas sërish në vende të ndryshme në SHBA.

Arrestimi i Timberlake për shumë fansa mund të mos jetë një surprizë duke qenë se ka pasur një sërë rastesh në të kaluarën ku artisti i njohur ka folur për betejën e tij me alkoolin.

Linku:https://people.com/justin-timberlake-due-in-court-for-hamptons-dwi-arrest-the-same-day-as-european-tour-date-8666651

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/justintimberlake/