Lifestyle

Parashikimi i motit, 21 qershor 2024

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturat shumë të larta në pjesën më të madhe të territorit ku vlera ekstreme priten në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër mbi 40 gradë Celsius.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas hershme përgjatë gjithë territorit por më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore. Megjithatë nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 41°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com