ShowBiz

Dasmë në verë! Bora Zemani: ‘Donaldi është goli i jetës time’

Bora Zemani në daljen e saj për Top Arena është ngacmuar rreth jetës sentimentale dhe planeve për një dasmë.

Kujtojmë se Bora dhe Donaldi janë përfolur për një dasmë për këtë verë megjithatë asgjë zyrtare nuk ka ende.

Manushi: Ka zëra që ti martohesh këtë verë?

Bora Zemani qesh…

Manushi: Ti qeshe, qenka e vërtetë.

Bora Zemani: Shtatzënia ime dhe martesa ime komentohen gjithmonë. Me martesë, pa martesë, Donaldi është një nga golat e mi të jetës.

Publiku shfaq shumë interes në historinë e tyre dhe shpesh moderatorja është përfolur për një shtatzëni të mundshme kohë pas kohe.

Duket se planet për dasmë dhe për një fëmijë do të shikohen në një moment të dytë nga ana e tyre.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=iNtNx41vlWI

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C8fYFvbuy2w/