ShowBiz

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj rrëfejnë për herë të parë si lindi dashuria e tyre

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë qenë të ftuarit special në Podcastin e Edi Ramës.

Dyshja për herë të parë kanë folur për mënyrën si lindi romanca e tyre.

Sipas moderatores, asnjëri prej tyre nuk po kërkonte dashurinë në atë periudhë, teksa shtoi se gjëja që i ra në sy tek Edi ishte talenti.

“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin. Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”-tha ajo.

Nga ana tjetër, Edi e përshkroi Arbanën ndryshe nga të gjitha vajzat e televizionit dhe si një vajzë të jashtëzakonshme.

“Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherëe që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën.”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=IPZhV8wdbd8

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arbanao/