ShowBiz

Elita Rudi i gëzohet ditëlindjes, ja sa vjeç mbush moderatorja

Në familjen e Elita Rudit dhe Gjikos ka vend për festë.

Moderatorja sot i gëzohet 31 vjetorit të lindjes.

Në këtë përvjetor Elita nuk mund të kërkonte më shumë bekime se kaq.

Nënë e dy fëmijëve dhe me një dashuri të fortë në krah si ajo e Gjikos dhe në kulmin e karrierës moderatorja shijon këtë moment.

Urimet për të kanë qenë të shumta nga miqtë dhe të afërmit duke ia bërë akoma më speciale këtë ditë.

Kujtojmë se Elita pak kohë më parë u rikthye në ekran në rolin e moderatores pas një pauze të konsiderueshme.

Linku:https://www.instagram.com/elita.rudi/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/elita.rudi/