Lifestyle

Parashikimi i motit, 29 qershor 2024

Pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke sjellë në territorins shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë orëve të paradites.

Pasditja do të sjellë vranësira disi më të shpeshta nëpër të gjithë vendin, ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe shtrirjen Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 14°C, ndërsa maksimalja pritet në Gjirokastër deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com