Ndarja nga jeta e të madhit Ismail Kadare ishte lajmi më i trishtë që vendi dhe letërsia mund të merrte me date 1 korrik.
Kolosi i letërsisë shqiptare përcillet sot për në banesën e fundit. Homazhet do të mbahen në Teatrin e Operas dhe Baletit. Për të nderuar shkrimtarin e madh Kadare do mbahet edhe një ceremoni shtetërore që do të bëjë bashkë krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitete të kulturës nga Shqipëria dhe Kosova.
Homazhet publike mbahen nga ora 09.00-11.00 dhe nga ora 11.30 deri në 12.30. Në orën 11:30 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e Lamtumirës së shkrimtarit, ndërsa në 12:30 do të nis kortezhi i përcjelljes së shkrimtarit për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.
Shqipëria dhe Kosova janë në zi, ku në dy vendet flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe dita e sotme është shpallur ditë zie në Kosovë dhe Shqipëri.
Linku:https://web.facebook.com/search/top?q=ismail%20kadare
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ismail_kadare_official_/