ShowBiz

“Nuk i kam ndarë unë”, Luixhino flet për Sarën dhe Ledrin

Të ftuar në programin “Pushime On Top” dy balerinët Luixhino dhe Silvester ju përgjigjen pyetjeve të krijuara nga Lei Kraja.

-Ruani marrëdhënie me partneret e “Dancing With The Star”, të kam parë që ti Luixhino poston foto me Sarën?

“Unë kam ruajtur marrëdhënie me të dyja palët, me Sarën u bëmë fis me të gjitha”.

-Sarën e dimë që e ke dashur që në fillim, po Atalantën?

“Në fillim nuk kam pasur pritshmëri të madhe dhe thash ta provojmë. Atalanta ishte një suprizë”.

-Meqë jemi te partnerja jote, Sara dhe Ledri ça bëhet janë bashkë?

” Çfarë punë kam unë i shkreti. Një gjë është e sigurt nuk i kam ndarë unë”.

-Janë të ndarë?

“Nuk i kam ndarë unë kaq po them, se çfarë po ndodh nuk e di”.

Këto janë përgjigjet e dhëna nga Luixhino i cili ishte partneri i Sarës në programin e kërcimit ” Dancing With The Star” dhe fituesit e edicionit të parë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=VRcrq0TDqr4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/luixhinooo/

https://www.youtube.com/watch?v=8SPsJWGQQkA