ShowBiz

Leidon Liço i befasuar nga mënyra si e pritën publiku në formatin e BBV, ja çfarë thotë

Leidon Liço në daljen e fundit për emisionin e Kozeta Kurtit ‘’Back to the Beginning” ka folur për eksperiencën në Big Brother Vip dhe befasinë që përjetoi për mënyrën si e ka pritur publiku.

‘Unë jam shumë i lumtur dhe vazhdoj të jem i befasuar nga një pritje që as nuk e mendoja, në kuptimin e dashamirësisë që publiku ka patur. Kam përshtypjen që mbase pritshmëritë ishin shumë të ulëta dhe prandaj befasia ishte e madhe dhe do jetë e vështirë për mua në raport me mua ta mbaj në sezonin e ri.

Ledioni ndër të tjera ka treguar pse Big Brother është i pëlqyer nga publiku.

Ai eksperiment social na tregon një rrugë për të pranuar veten. Thashethemet janë kudo, pjesë e gjithçkaje tjetër. Big Brother është një program që merret me të vërtetat që nuk i kemi thënë dot, në një kuptim është një lloj pasqyre e shoqërisë. Ne kemi këtë idenë në kokë që një artist nuk duhet të thotë fjalë të pista… Kur shikon Big Brother në një kuptim shikon veten, aq pak ti e gjen veten, prandaj njerëzit bëhen aq tifozë, në një kuptim bëjnë tifozllëk për veten e tyre, sepse ajo është e vërteta, nuk është një skenar.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=AGmfVwD6Zts

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/mr.ledionlico/