ShowBiz

Thyen protokollin! Princesha e Norvegjisë tregon se do të martohet me nje biseksual

Princesha Märtha Louise e Norvegjisë, 52 vjec, do të martohet me ‘shamanin’ biseksual Durek Verrett, 49 vjec, më 31 gusht.

Çifti mbretëror, të cilët pretendojnë se mund të bisedojnë me engjëjt, thonë se kanë takuar njëri-tjetrin në një jetë të kaluar – ku ata sunduan si Farao dhe Mbretëreshë në Egjiptin e lashtë.

Me një festë gjashtëditore në gusht në brigjet e Geiranger, një fjordi i listuar nga UNESCO, ngjarja do të përfaqësojë vibrimet boheme të çiftit me një festë takimesh (kodi i veshjes: ‘sexy dhe cool’), një udhëtim tre-orësh me anije rreth bregdetit norvegjez, dhe mbrëmje darkash dhe kërcimesh.

Megjithatë, edhe pse kjo lidhje ka bekimin e prindërve të saj, Mbretit Harald dhe Mbretëreshës Sonja, lidhja mes Märtha Louise, e deklaruar, dhe Durek Verrett, ‘shamani’ biseksual me një numër të madh ndjekësish në Instagram dhe lidhje në Hollywood (përfshirë Gwyneth Paltrow), gjithmonë ka qenë e në qëndër të vemendjes. Nëpërmjet një monogrami, të cilin Princesha Märtha Louise e zbuloi dje në Instagram ata shprehin dashurin e tyre.

Monogrami – i cili është ‘jozyrtar’ pasi që Märtha Louise bëri një hap mbrapa si në stilin e Sussex-it nga jeta mbretërore në vitin 2022, duke lënë dorë nga titujt dhe patronazhet e saj – është një kombinim i inicialeve të tyre, i stilit të hieroglifëve egjiptianë. Edhe pse çifti u takua zyrtarisht për herë të parë në vitin 2019 pasi u njohën nga një mik i përbashkët, ata pretendojnë se kanë ditur njëri-tjetrin nga një jetë e kaluar, ku sunduan së bashku në një vend pak më të ngrohtë se fjordet norvegjeze – piramidat e Egjiptit të lashtë.

Kur jemi bashkë dhe shikoj [Märtha], ndonjëherë shoh një fytyrë tjetër,” tha Verrett për People pasi e bënë marrëdhënien e tyre publike. “Dhe ajo e shikon në mua, po ashtu. Unë kam kujtime të neve në Egjipt, ku ajo ishte mbretëresha ime dhe unë isha faraoni.”

Në Instagram, Princesha Märtha Louise – e cila është e katërta në radhë për fronin e Norvegjisë – shpjegoi më tej hieroglifët pas monogramit të tyre martesor. “M”, për Martha, duket se simbolizon ‘Bukuriu, një mbrojtës i shpirtërorëve që udhëton midis botëve.’ Ajo vazhdoi: ‘Bukuriu paraqet mbrojtësin, që drejton njerëzit nëpërmjet kalimit nga ekzistenca tokësore në botën e shpirtit.’

Linku: https://www.tatler.com/article/princess-martha-louise-wedding-monogram

Burimi i fotos: Instagram https://www.instagram.com/iam_marthalouise/