Aktualitet

E rrallë! Lind te “Mbretëresha Geraldin” fëmija me peshën më të madhe përgjatë viteve të fundit

Një lindje e rrallë ka ndodhur së fundmi në vendin tonë. Një bebe me një peshë prej 6150 gram ka ardhur në jetë dhe kjo gjë ka ndodhur për herë të parë në këtë 10 vjeçar në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu deklaroi sot në rrjetin e saj social Instagram se në maternitetin “Mbretëresha Geraldine” ka ardhur në jetë fëmija me peshën më të madhe përgjatë viteve të fundit.

 

Koçiu tregon se: “Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Gjithashtu Ministrja Koçiu  ka shprehur dhe vlerësimet për stafin mjekësor dhe infermieror.

Linku: https://www.instagram.com/p/C9J-T2AN7jk/

Burimi i fotos:pexele.com