Sport

Boksieri Nelson Hysa pretendon titullin”Kampion Europe” në ndeshjen e radhës në Tiranë

Boksieri i njohur Nelson Hysa ka qënë i futuar ditën e djeshme në programin “Top Arena”, gjatë të cilit ka ndarë informacione për publikun në lidhje me ndeshjen e tij më të rëndësishme për të fituar titullin” Kampion Europe”. Dy moderatorët e emisionit i kanë bërë disa pyetje boksierit në lidhje me ndeshjen.

Alesia Bami: Nelson Hysa, mirëmbrëma.

Nelson Hysa: Mirëmbrëma

Alesia Bami: Jemi shumë të lumtur që të kemi në “Top Arena”. Mund të na shpjegosh për ndeshjen që do të luash. Është në datën 11 korrik apo jo? Na trego diçka më shumë.

Nelson Hysa: Ndeshja është në datën 11 korrik në sheshin “Skëndërbej” në orën 17:00 fillon. Është hera e parë që vjen një titull i tillë si “Kampion Europe”. Jam sfidant për titullin e “Kampion Europe”.

Përballë do të kem një boksier Gjerman, i cili është shumë i suksesshëm. Do e luajm këtë lojë për  një ndeshje me titull të madh.

Kam nderin që për herë të parë një shqipëtar do të luaj për këtë titull. Kënaqësia më e madhe është se ndeshja do të zhvillohet në mes të Tiranës.

Ed Manushi: Ditën e enjte ora 17:00, Nelsoni jonë do të ndeshet me një gjerman.

Ndërhynë Meri Shehu nëpërmjet një batute; Më keni sjell gjithë këto meshkuj dhe nuk janë zhveshur, por Nelsoni duhet të zhvishet.

Ed Mamushi: Për të gjithë kuriozët, në datën 11 Korrik, ora 17:00, boksieri është i “zhveshur” nga sipër kështu që nuk ka vënd për kuriozitet.

Nelson Hysa: Gjej rastin që ta ftoj Merin nëse dëshiron të vijë.

Nëpërmjet përgjigjeve të marra nga boksieri ynë Nelson Hysa kuptojmë që dhe ai vetë është i emocionuar për këtë ndeshje. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se ti urojmë boksierit tonë Nelson Hysa-së suksese në ndeshjen e ditës së enjte.

Linku: https://www.youtube.com/ëatch?v=UTIcenN-vuA

Burimi i fotos: Instagram https://ëëë.instagram.com/p/C8NCYLJNoLd/