Golashënuesi më i ri në historinë e futbollit, Lamine Yamal është kthyer përsëri në qëndër të vëmëndjes ditëve të fundit. Si pjesë e ekipit spanjoll 16- vjeçari po realizon ëndrrën e tij më të madhe duke bërë histori në të gjithë botën.
Ai mori vëmëndje me golin e shënuar ndaj Farancës në gjysmëfinale, por ky sdo të ishte goli i vetëm për atë. Gjatë mbrëmjes së kaluar ai shënoi përsëri gol në minutën e 21-të, nëpërmjet këtij goli arriti t’i tregojë dhe njëherë aftësitë që ai ka.
Gjatë gëzimit për golin e shënuar, Yaman bën një gjest me dorë duke formuar numrin ‘304’ të cilën e bën zakonisht. Por ky numër ka një vlerë shumë të madhe për të dhe familjen e tij.
Ndërsa disa tifozë mund ta mendojnë si një numër të rastësishëm, Yamal e bën këtë për të treguar tre shifrat e fundit të kodit postar të lagjes së tij.
Superstar-i i Barcelonës lindi në Esplugas de Llobregat, u rrit në Rocafonda, në Mataró (08304), dhe kjo është origjina e numrit ‘304’ ose kodi postar (08304),e cila përshkruhet si një nga lagjet më të varfëra në Katalonjë.
Numri ‘304’ gjithashtu e ka të shënuar në atletet e tij për të dëshmuar dashurinë dhe respektin e tij për zonën ku u rrit dhe që e ndihmoi të bëhej ai që është sot. Jo vetëm kaq, Yamal gjithashtu ka flamurin e vendit të lindjes së nënës dhe të babait, Guineja Ekuatoriale dhe Maroku, në atletet e tij së bashku me inicialet e tij ‘LY’.
Linku: https://www.goal.com/en/news/what-does-lamine-yamal-304-celebration-mean-barcelona-spain-star-goal-gesture-explained/blt74b6d20595d5ac2c
Burimi i fotos:Instagram https://www.instagram.com/lamineyamal/