Uncategorized

Fati i ribashkoi pas 16 vitesh Messin dhe Yamal

Ndonëse vetëm 16-vjeç, fenomeni më i ri i futbollit Lamine Yamal është kthyer në kryefjalën e Kampionatit Europian. Si një ndër golashënuesit me moshën më të re Yamal ka treguar dhe një herë talentin që ai ka. 

Nëpërmjet një fotografie të shkrepur 16 vite më përpara babi i Yamal e riposton dhe një herë atë në rrjetet sociale javën e kaluar duke shkruajtur: Fillimi i dy legjendave.

Në foto shfaqet Lionel Messi i cili mban në krah Yamalin foshnje.  

Fotot janë shkrepur nga fotografi Joan Monfort i cili punon  për Associated Press. Ka qënë vetë fotografi që e ka përshkruajtur se çfarë ndodhi gjatë asaj dite. 

Fotot ishin realizuar pasi Unicef kishte zhvilluar një lotari në Mataro, në po të njëjtin vend që jetonte familja e Lamine. Duket se Messi ka qenë një “hajmali” për adoleshentin më të përfolur gjatë kohëve të fundit. 

Linku: https://apnews.com/video/soccer-fc-barcelona-philanthropy-barcelona-d5ee9d2066cf44dc93b9acd822b64751 

Burimi i fotos: Instagram https://www.instagram.com/p/C9RiAYyMVX4/