ShowBiz

Bes Kallaku emocionon me urimin në ditën e lindjes së Ajkës

Në familjen e Bes Kallakut ka vend për festë. E bija i gëzohet ditëlindjes. Ajka feston 6 vjetorin e lindjes dhe mes urimeve të shumta nuk kishte si të mungonte urimi i Bes Kallakut.

Krahas postimit Besi i dedikoi disa  fjalë zemrë të bijës me të cilin ka treguar se pavarësisht situatave ka dhe do të ketë gjithmonë një raport special.

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat.

Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”

Linku: https://www.instagram.com/stories/bes_kallaku/3410109813741577325/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C6bJYMsIuiY/?img_index=1