ShowBiz

Delinda Disha zbulon se kush fshihet pas personazhit të saj të parë

Delinda Disha është një ndër aktoret më të preferuara për publikun shqiptar. Me rolet e saj ajo ka spikatur në çdo program argëtues. E ftuar te podcasti i Mira Kazhani aktorja jonë e preferuar ka treguar se kush fshihet në të vërtetë pas personazhit të saj të parë të luajtur te Portokallia. 

-Të ka shkruajtur ndonjë nga personazhet që ti ke imituar. Të kanë thënë ndonjëherë mjaft? 

“Karriera ime ka nisur me një “Mjaft” nga petagogia ime. Ajo është mësuesja ime e psikologjisë në Universitetin E Arteve. Unë me këtë personazh dhe me personazhin e miss-it e fillova karrierën time. Ndërkohë që petagogia u bë shumë keq dhe ajo tha”mjaft”. 

“Se di nëse mund të quhet fatkeqësi apo fatmbarësi sepse ishte personazhi i parë me të cilin unë godita dhe më pas rrjedha ime në atë spektakël shkoi shumë mirë.” 

-Personazhi që bëje te portokallia ishte petagogia jote? 

“Po. Unë e kam interpretuar vetëm për një javë nga frika që mos ta lëndoja. Pasi mua më treguan se nuk ishte zhvilluar mësim mbi dy javë në akademi nga batutat e krijuara të cilat u bën shumë të famshme. 

-Ke folur me petagogen pasi atij momenti? 

“Po kam kontaktuar me petagogen. Më ka ardhur një mesazh pas një viti që ishte shkruajtur:”Delinda më mungon urimi yt për ditëlindje.” 

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=VHT3Od_f0j4 

Burimi i fotos:Instagram https://www.instagram.com/delinda_disha/