Lifestyle

Parashikimi i motit, 12 korrik 2024

Vendi do të mbetet sërisht nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane . 

Kjo do të sjellë një mot të kthjellët, gjithashtu do të kemi mbizotërimin e temperaturave të larta në pjesën më të madhe të territorit. 

Temperaturat më të larta priten të jenë në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër deri në 42 gradë Celsius. 

Përgjatë ditës do të kemi vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin, por më të theksuara do të jenë në zonat malore Lindore.   

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato  maksimume, por vlerat maksimale do të ulen lehtë duke u luhatur nga 18°C vlera më e ulët përgjatë qytetit të Ersekës deri në 41°C vlera më e lartë në të gjithë territorin. 

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor  duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. 

Linku:Metoalb 

Burimi i fotos:freepic