ShowBiz

A janë zënë? Lisi zbulon si është raporti i tij me Romeon pas Big Brother Vip

Lisi dhe Romeo gjatë qëndrimit në Big Brother ishin super të afërt me njëri-tjetrin. Dyshja pas daljes së Romeos nga BBV ngritën dyshimet për një krizë në miqësinë e tyre.

Në daljen e tij për Top Arena Lisi ka hedhur poshtë aludimet.

Ai e konfirmoi se janë takuar por tha se takimet nuk kanë qenë të shpeshta:

“Po, takohemi, po jo shumë shpesh. Sepse është periudha e verës tani. Unë kam filluar të merrem me gjërat e mia, i jam rikthyer punës sime, madje kam harruar që kam qenë në Big Brother…” – tha Lisi pa i lënë mënjanë batutat, por duke theksuar se nuk është zënë me Romeon:

“Pse kush tha që nuk jemi takuar? Kanë dalë lajme ‘jemi zënë, nuk jemi zënë’. Mos i besoni ato” – e mbylli gazetari.

Linku:Top Arena

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/