ShowBiz

Prifti abuzoi me të kur ishte në moshën 10 vjeçare, rrëfehet aktorja greke Traiana Anania

Aktorja e njohur greke, Traiana Anania ka qenë e ftuar në podcastin e gazetares Dafni Karavokyris. Gjatë zhvillimit të podcast ajo ka bërë një rrëfim ndryshe nga herët e tjera në lidhje me një nga ngacmimet seksuale që ka përjetuar në moshë të vogël. Ajo shprehet se nuk ka qenë vetëm një herë viktimë e ngacmimeve seksuale por disa herë, por më e rënda për të ka qënë në moshën 10 vjeçare. 

Në atë moshën aktorja shkoi të rrëfehej te prifti ndërsa ishte nxënëse e shkollës fillore.  

“Në kuadrin e një rrëfimi, një rrëfimi normal, ku shkon dhe i rrëfehesh Atit, unë kam përjetuar… një abuzim nga ai”, tha aktorja. 

“Nuk ishte pikërisht prift i shkollës, por i komunitetit. Nuk e mbaj mend si e ka emrin. Nuk e mbaj mend kush është, nuk mund të them se kush është, por ndodhi”, shprehet Traiana. 

“ Unë nuk isha brenda shkollës kur ndodhi kjo, isha në një aktivitet shkollor dhe shkova të rrëfehem. I tregoja se si ndihem për Dimitrakisin, se jam e dashuruar, dhe ai më thoshte “më trego më shumë, më trego më shumë”. Dhe kur më tha eja dhe më vuri kazanin mbi kokë, gjëja që ndjeva nuk ishte normale. Kështu ndodhi. Unë isha në klasën e pestë ose të gjashtë . Nuk i thashë askujt në atë kohë ”, u shpreh aktorja e njohur. 

 

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=mevKnxB0-1U 

Burimi i fotos:Instagram https://www.instagram.com/p/C9QRsK9Owon/?img_index=1