ShowBiz

Ja si e uruan Loarin për ditëlindje Meritoni dhe Egesta

Djali i Meritonit dhe Egestës ka festuar 6 vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë si kjo nuk ka kaluar pa urimin e dy prindërve në rrjete sociale.

E ëma Egesta ka vendosur ta urojë kështu:

O superheroi im Loar, vlera jote për mua është përtej çdo mase. Uroj që ditëlindja jote të jetë po aq e veçantë sa je ti për mua. Gëzuar ditëlindjen, djali im i dashur, ti je një bekim i vërtetë në jetën time. Dashuria ime për ty është pa kufi. Të dua pafund Loar .

Meritoni i cili deri më tani nuk ka pasur një raport shumë të mirë me ish partneren dhe prej kohësh nuk kishte parë të birin e ka uruar kështu:

“Shpirt i babit Loar! Gëzuar ditëlindjen dritë e diellit dhe e syve të mij. Mosa harro kurrë që babi të do”, shkruan Meritoni në postimin e tij.

Pas shumë vitesh Meritoni u takua me të birin në Turqi gjatë pushimeve me Ilnisën pas BBV ku duket se e kanë shijuar shumë prezencën e njëri-tjetrit.

 

Linku:https://www.instagram.com/p/C9cEsrXIEngU1SIuhOmrpY9fq4sDTHXW8rFMD80/?img_index=1

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/meriton.mjekiqi/