Në emisionin “Pushime on Top” ka qenë e ftuar këngëtarja Soni Malaj, e cila i është përgjigjur pyetjeve pikante nga moderatorja Lei Kraja. Ajo tregon më së shumti për karrierën dhe raportin që ka me vajzën e saj.
Pjesë nga intervista
-Ti je një grua e arrirë në jetë, a e ndjen mungesën e partnerit?
“Unë kam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm.”
-A je vetëm?
” Unë po thoja gjatë gjithë kohës kam një familje të mrekullueshme, kam një vajzën. Unë në jetën time kam pasur gjithmonë qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek cunat.”
Mesa duket këngëtarja e njohur Soni Malaj përgjatë gjithë jetës së saj ka pasur një qëllim kryesor që ishte zhvillimi i karrierës dhe përkujdesi ndaj vajzës së saj.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=acNx4U2xRAk
Burimi i fotos: Instagram