Sport

Adrien Rabiot nuk do të jetë më pjesë e Juventus

Juventus njoftoi të enjten se mesfushori francez Adrien Rabiot nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e klubit. 

Kontrata e tij me Juventusin mbaroi me 30 qershor, por raportohet se ai refuzoi një ofertë të dytë për të qëndruar  përsëri. 

Drejtori teknik i Juventusit, Cristiano Giuntoli, tha gjatë prezantimit të trajnerit Thiago Motta: “Dua të falënderoj edhe Rabiotin.” 

“Kontrata e Rabiotit ka skaduar. I urojmë një të ardhme të lumtur, në aspektin profesional dhe personal.” 

Rabiot shënoi 22 gola dhe ndihmoi në 15 të tjera në 212 paraqitje për Bianconerët që nga afrimi i tij si lojtar pa pagesë në korrik të vitit 2019, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain kishte skaduar. 

Rabiot luajti në Euro 2024 dhe ishte pjesë e skuadrës franceze që u vendos në vendin e dytë në Kupën e Botës 2022.  

Ai ishte pjesë e Juventusit prej 5 sezonesh, në të cilin u kthye në një nga futbollistët më të mirë. 

Linku: https://www.espn.in/football/story/_/id/40588857/juventus-say-france-adrien-rabiot-wont-continue-club 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7B7lDot9Tc/?igsh=bjVyOXJ5b25wMzQz