ShowBiz

Ardian Bujupi publikon për herë të parë një video me bashkëshorten

Ardian Bujupi, këngëtari i njohur dhe personalitet i mediave sociale, postoi një video të shkurtër në TikTok ku paraqitet për herë të parë bashkë me bashkëshorten e tij. Ky moment i papritur për fansat  është bërë temë e diskutimit në rrjetet sociale. 

Në videon e publikuar, shfaqen këngëtari dhe bashkëshortja e tij duke kënduar një këngë,  por ajo vendos të mos e tregojë fytyrën e saj.  

Dyshja u martua vitin e kaluar duke e mbajtur të gjithë cermoninë e tyre më private, por nga ky postimin duket se çifti do të fillojë të jetë më shumë prezent në rrjetet sociale dhe pse jo të kenë një dalje të parë publike. 

Linku: https://www.tiktok.com/@superardian/video/7392661848534961440 

Burimi i fotos: instagram https://www.instagram.com/p/C7mg9wZobsc/?igsh=MTUyajdtcnFoMW5vOA==