ShowBiz

Arnita Beqiraj flet për mungesën e të atit të ndjerë

Arnita Beqiraj është një emër goxha i lakuar në mediat rozë si për sferën sentimentale dhe atë profesionale.

Modelja në daljen e saj të fundit ka ardhur me një rrëfim të ndjerë për të atin i cili nuk jeton prej kohësh.

Ajo rrëfeu se nuk e ka njohur të atin pasi ai është ndarë nga jeta në moshë shumë të re por ka pasur një fëmijëri të lumtur dhe ka qenë e rrethuar me shumë dashuri.

Absolutisht po, por besoj se ka qenë e dyanshme sepse ndoshta nëpërmjet meje merrnin edhe një lloj dashurie që dhe atyre u mungonte sepse ti rrjedhimisht e atashon fëmijën që vjen në jetë me personin që nuk është me. Thonë që unë jam shumë e ngashme fizikisht me tim at, gati, gati si sozi.

Unë nuk e kam vuajtur kurrë mungesën e të paturit, ka qenë një kuriozitet, por nuk e kam vuajtur sepse jam rritur me një dashuri të tillë, që kur shoh situata kur mungon jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në punë, për mua fëmijëria është praktikisht ajo që jemi gjatë gjithë jetës sonë. Është e pamundur që nëse nuk ke qenë një fëmijë i lumtur, të kesh balanca të mira në jetën tënde më vonë.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=T7Ii1tm_Zb8

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CzOSsBxNbOX/?img_index=1