ShowBiz

Kardashian janë përballë një krize, ja disa nga arsyet

Kris Jenner dhe familja e saj Kardashian-Jenner janë duke kaluar krizën e tyre të fundit me fansat. Në një periudhë kur yjet janë gjithnjë nën vëzhgim, ata duhet të kujdesen për të mbajtur imazhin e tyre. 

Padyshim që ato janë një forcë me të cilën shumica e personave në botë ndikohen. 

Sipas The Sun:” fansat po fillojnë të spekulojnë se familja më e famshme në botë mund të përjetojë një rënie drastike të ndjeksave”. 

Kjo ndodhi që në momentin kur motrat Kardashian-Jenner — Kourtney, 45 vjeçe, Kim, 43 vjeçe, Khloe, 40 vjeçe, Kendall, 28 vjeçe, dhe Kylie, 26 vjeçe — humbën 3 milion ndjekës në Instagram brënda 30 ditësh. 

Kjo është një goditje e madhe për popullaritetin në platformën e tyre më të ardhshme, ku motrat mund të marrin 500,000 paund për postime të sponsorizuar. 

Thuhet se ata janë bërë të pamundura për t’u lidhur — duke mos ndarë më të mirën,  dhe të keqen nga jetësa e tyre e përditshme. 

Kur seria e tyre origjinale televizive, “Keeping Up With The Kardashians”, u transmetua për herë të parë në rrjet në vitin 2007, motrat ndanë gjithçka, nga skandalet me videot e seksit deri në rastin e gjykatës për pije alkoolike. 

Por 5 sezonet e fundit të emisionit të tyre të ribërë Hulu, “The Kardashians”, i cili transmetohet në Disney+, janë kritikuar gjithashtu nga fansat për përsëritjen e të njëjtave ngjarjeve herë pas here. 

Në episodin e parë të serialet më të fundit, Kendall Jenner insiston se nuk është e mërzitshme, ndërsa thotë se gjithçka për të cilën flet është ankthi i saj. 

Burime pranë familjes thonë se ata po bëhen gjithnjë e më të frikësuar se hype-i i tyre po zbehet. 

Linku: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/29327919/fans-turning-kardashians-show-brands-followers/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C6eJ6E4R-5q/?igsh=cG5hZGJxcGFlNDdy