ShowBiz

‘Më mërziten shpejt’, Arbër Çepani konfirmon ndarjen nga Arnita Beqiraj

Arnita dhe Arbër kanë qenë prej vitesh në një romancë së bashku. Pak muaj më parë u ngritën dyshimet se dyshja po kalonin një krizë e më pas mungesa e Arnitës në ditëlindjen e Arbrit i vulosi më shumë lajmet e ndarjes.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Pushime On Top Arbri ka dhënë disa deklarata që konfirmojnë lajmin e ndarjes nga Arnita.

“Cili është parfumi që përdor?”, e pyeti gazetarja.

” Unë jam një çik si kshu me parfumet. I ndryshoj shpesh si çdo gjë në jetë. Edhe me parfumet kam të njëjtin raport, më mërziten shpejt gjërat dhe i ndryshoj”, tha ai. I pyetur nëse kjo ndodh edhe me njerëzit Arbri tha se nuk kishte koment.

Mirëpo ai tregoi se u bën komplimente vajzave pêr parfumin që t’u afrohet më shumê.

Nga deklarata e tij është e qartë se Arbri i ka dhënë fund dhe është në kërkim të një romance të re.

Linku:

https://www.instagram.com/p/C9kmiYZNxzz

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arbercepani/