ShowBiz

Sonila Meço rrëfen të pathënat e shtatzënisë me Amaris

Sonila Meço ka qenë e ftuara e rradhës në podcastin ‘Mam’ të Orinda Hutës.

Në podcastin “Mam”, Sonila Meço ka folur mbi mëmësinë dhe periudhën e shtatzanisë.

Gazetarja tregoi se nuk ishte një planifikim i kahershëm por një thirrje e brendshme që e ndiente prej disa muajsh. Një mëngjes, ajo thjesht u zgjua dhe donte një fëmijë.

“Unë e ndieja. Në fakt ishte disa muaj që kishte ardhur një thirrje e brendshme. Tani shiko, në të 30-at unë jam e bindur që për çdo vajzë, sado të jetë e përfshirë me karrierën, vjen një thirrje e brendshme. Mua më erdhi, por më erdhi gati e menjëhershme, më zgjoi nga gjumi, dje ishte kam vënë kam vënë këtë përpara, të vë ca gjëra përpara, të vë dhe këtë dhe mandej, u zgjova në mëngjes: dua fëmijë!”, tha ajo.

Më pas Sonila rrëfeu se ishte e bindur se ishte djalë deri në momentin që mjeku i dha lajmin se është në pritje të një vajze. Në atë moment gazetarja tregoi se u përlot por kjo nuk zgjati shumë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=6PEAOyWsvBQ

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/sonilameco1/