ShowBiz

‘Gjysma jote nga parajsa është i lumtur’, Jul Deda i bën dedikimin e ëmbël të ëmës

Në familjen e Jul Dedës ka vend për festë. Nëna e aktorit të njohur feston ditëlindjen. Në këtë datë të veçantë për të nuk kishte si të mungonte urimi i veçantë nga i biri Juli.

Krahas disa kujtimeve speciale Juli e uroi kështu të ëmën.

“Gëzuar ditëlindjen Mam. Ti je buzëqeshja jonë, dashnia e familjes sonë. Jetofsh e shëndetshme, e të paçim sa më gjatë pranë nesh. Gjysma jote nga parajsa është i lumtur që ti je mirë, prandaj vetëm buzëqesh. Të dua shumë…!”, ka shkruar aktori i njohur në postimin në fjalë që menjëherë është pëlqyer nga ndjekësit. Këta të fundit nuk kanë ngurruar që të lënë urimet e tyre për nënë e Julit.

Po ashtu nuk kanë munguar urimet speciale në rrjet nga miqtë dhe të afërmit.

Linku: https://www.instagram.com/juldeda/?utm_source=ig_embed&ig_rid=dc9f47a4-d451-4fe4-a442-8bb54b9845c7

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/juldeda/?utm_source=ig_embed&ig_rid=dc9f47a4-d451-4fe4-a442-8bb54b9845c7