ShowBiz

Benjamin Pavard i propozon modeles shqiptare

Benjamin Pavard ish-kampioni botëror i Francës dhe aktualisht mbrojtës në Inter gjatë mbrëmjes së djeshme ka zgjedhur ti propozoj partneres së tij. 

Ai zgjedhi bregun e Shqipërisë për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij bashkë me modelen shqiptare. 

Dyshja zgjodhi ta shpërndaj këtë moment dhe në rrjetin e tyre social Instagram ku në foto duke qartë  momenti në të cilin Pavard i propozon partneres së tij për martesë në bregun  e bukur të Sarandës. Ai mbishkruan te fotoja “Ajo tha PO” .

Partnerja e Pavardit është modelja e lindur në Kosovë, Kleofina Pnishi, e cila jeton në Francë. 

Këto momente të paharrueshme nuk janë vetëm për Pavard por për të gjithë shqiptarët pasi vendi ynë po preferohet nga personazhe të rëndësishëm botërorë dhe jo vetëm si një destinacion pushimesh, por edhe për të ndarë kujtimet e tyre më të bukura.

Momenti romantik ka bërë që ndjekësit të reagojnë dhe të shfaqin lumturinë e tyre nëpërmjet shumë komenteve pozitive dhe përkrahëse. 

Linku:https://www.instagram.com/p/C9xufqBCHqG/?igsh=aXduaWI5dHhxem04

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C9xufqBCHqG/?igsh=aXduaWI5dHhxem04