ShowBiz

Enxhi Nasufi flet më shumë për jetën e saj sentimentale dhe raportin me ish-partnerin

E ftuar në revistën “Bordo”, Enxhi Nasufi i është përgjigjur pyetjeve për jetën e saj sentimantale edhe pse ndoshta ajo dëshiron që ta mbaj sa më private. Gjithashtu ajo iu përgjigjur pyetjeve në lidhjen me ish-partnerin e saj dhe si e ka përballuar atë. 

 Pjesë nga intervista  

-Po nga jeta sentimentale, çfarë të rejash kemi? 

“Unë kam shumë dashuri brenda vetes time mund të kem edhe të reja, por me thënë të drejtën është një aspekt që unë nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publik”. 

-Do të riktheheshe ndonjëherë me ish të dashurin? 

“Jo nuk e bëj kurrë. Pra unë dua shumë që të lidhem me dikë pasi realisht sakrifikoj pafund dhe përpiqem pafund për ta mbajtur diçka, por kur them jo nuk kthehem kurrë. 

-A do të ruaje miqësi me një ish të dashurin? 

“Miqësor ndoshta nuk do të thosha se nuk do ta kisha shok se çfarë do të flisja me të, por raport të mirë nëse do ta shihja rastësisht në rrugë sigurisht që po. I kam të tilla raporte përshëndetem edhe nuk ka asnjë problem pasi jetojmë në 2024. 

Nga përgjigjet e dhëna nga moderatorja kuptojmë se ajo është e hapur për një lidhje por dëshiron ta mbaj atë sa më private. Para disa muajsh në një intervistë për “Top Albania Radio” deklaroi se ishte ndarë nga partneri i saj pas 7 vitesh lidhje shumë pak para se ajo të niste rrugëtimin e saj në “Dancing With The Star”‘ ku nga doli fituese. 

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=taPTRW4Y3_8 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C8hJ5d_MtOv/?igsh=MWN5MzNzdzE0eDNyaA==