ShowBiz

Ironizon Egla Ceno, tregon të vërtetën e fitores së saj në BBV

Egla Ceno fituesja e BBV është një emër super i komentuar në rrjet. Dhe pse spektakli ka përfunduar thashethemet rreth personazheve vijojnë dhe sot.

Një pjesë e ndjekësve ende nuk e kanë pranuar Eglën si fituese të edicionit. Egla ka vendosur t’iu përgjigjet me një video tejet ironike në rrjete sociale ku shprehet se po zbulon të vërtetën e fitores së BBV.

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh Egla.

“Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.

Ndër të tjera ajo shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun”.

Linku: https://www.instagram.com/stories/egla_ceno/3418801351725233902/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/C9x96uItPGo/