HBO ka zbuluar trailerin e dokumentarit për legjendën e Hollywood-it, Elizabeth Taylor. Ky film është shfaqur për herë të parë në festivalin e filmit të Cannes-it në vitin 2024 dhe së fundmi është shfaqur në festivalin e filmit Tribeca 2024.
Me intervista të reja “Elizabeth Taylor” ka zbuluar jetën komplekse të aktores së Hollywood-it.
Ajo është një grua që sfidoi pritshmëritë e epokës, gjeti paqen në vetveten në fund të fundit dhe e vulosi trashëgiminë e saj duke kundërshtuar famën e madhe që ajo ka duke u bërë një aktiviste e zjarrtë dhe avokate për komunitetin LGBTQ.
Në vitin 1964 në kulmin e famës së saj, Elizabeth Taylor realizoi një intervistë të hapur dhe të gjerë me gazetarin Richard Meryman. Duke u bazuar në 40 orët e intervistave, audiove të reja të zbuluara dhe materiale televizive, ilustruar me fragmente nga rolet ikonike që pasqyrojnë sfidat dhe triumfat e saj në jetën reale, dokumentari “The Lost Tapes” ofron portretin më intime të aktores deri më sot.
“The Lost Tapes” do të publikohet të shtunën më 3 gusht në HBO gjithashtu do të jetë i prodhuar nga Max.
Linku:https://www.firstshowing.net/2024/official-trailer-for-celeb-documentary-elizabeth-taylor-the-lost-tapes/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C9h9NOStLOy/?igsh=MXJsZDh1dmFpMndzdA==