ShowBiz

Vesa tregon raportin me ish-banorët, ja me cilët i ka ruajtur marrëdhëniet

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3” Vesa Smolica pas daljes së saj nga shtëpia më e madhe  tashmë ka filluar të jetë aktive si nga ana muzikore por edhe në rrjetin e saj social Instagram. Gjatë ditës së djeshme ajo ishte e gatshme të realizonte një pyetësor përmes të cilit do tu përgjigjej pyetjeve të krijuara nga ndjekësit e saj. 

Emri i pyetësorit ka qenë “Hajde shprehu…” në të cilën përgjigjet për raportet që ajo ka me ish-banorët pas daljes nga shtëpia. 

Ndjekësit e kanë pyetur në lidhje me raportin që Vesa ka me ish-banorët e “‘BBV3” nderkohë që e pyesin me kë është takuar apo ka komunikuar. 

Ajo nuk heziton ti përgjigjet duke treguar se ka komunikuar me Julian Dedën por ende nuk është kryer një takim.  

Ndërsa me ish-banorët si Meriton Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin ka raporte ‘të mira dhe njerëzore’. 

Vesa ndan nëpërmjet një fotoje vazhdimsinë e raportit që ka me Rike Roçin, duke postuar edhe një bisedë mes tyre. Nga kjo arrim të kuptojmë që raporti i vajzave është shumë i afrueshëm dhe tepër miqësor. 

Linku: https://www.instagram.com/smolicavesa/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C8QIZPHoa2-/?igsh=MW0wemMzMWdlbWpyZw==