ShowBiz

Reagon modelja Vjosa Pllana ndaj aludimeve për lidhjen me Bleron

Përgjatë ditëve të fundit është përfolur për një lidhje mes Bleros dhe modeles shqiptare Vjosa Pllana. Afrimiteti i tyre bëri që rrjeti të reagonte më tej duke menduar se ata po krijonin një marrëdhënie të re.  

Fundi i aludimeve do të vinte shumë shpejtë nga reagimi që modelja vendosi të bëjë në rrjetin e saj social Instagram. Ajo vendosi ti jap fund një herë e mirë të gjithë zërave të dal gjatë kohëve të fundit. Nëpërmjet një InstaStory modelja mohon romancën e krijuar duke u shprehur se nuk është në një lidhje me këngëtarin. 

Ajo shprehet: “Përshëndetje njerëz. Kam parë që një lajm ka shkuar viral në lidhje me punën e Bleros që jam me të në lidhje. Nuk është e vërtetë. Unë me të nuk kam qenë në lidhje kurrë dhe nuk jam. Kështu që jam beqare njerëz. Vetëm desha ta konfirmoja që ta sqaroj si është puna. Ju përshëndes”, u shpreh ajo. 

Linku: https://www.instagram.com/stories/vjosapllana/3419167721553979708?utm_source=ig_story_item_share&igsh=ZTR1dGsyMnp1cHF6

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cw_ulwvoPwo/?igsh=MTlxOXB3ZHg3ZzFuNw==