Bebe Rexha mbrëmë ndezi atmosferën me performancën dhe zërin e saj në “Sunny Hill 2024”.
Këngëtarja ka ardhur për herë të parë në Prishtinë dhe ky fakt e ka emocionuar që në ditën e parë. Adhuruesit e muzikës së saj e kanë pritur me entuziazëm këtë moment.
Sigurisht në një dalje të tillë nuk kishte si të mungonte një fjalim në shqip nga ana e Bebe Rexhës.
“Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë”, kanë qenë fjalët e para në shqip, pas tri këngëve të interpretuara. “E kam prindin nga Dibra, dhe gjakun e kemi një”.
Linku: https://www.instagram.com/beberexha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/