Përplasja e madhe e Princit William me mbretëreshën e ndjerë për një akt “sfidues” bëri të mundur që përfshihej dhe Kate me fëmijët.
Në biografinë e tij shumë të pritur “Catherine, Princesha e Uellsit,” autori Robert Jobson hedh dritë mbi jetën private të familjes Uells pas dyerve të pallatit përfshirë përplasjen e Princit William me mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II.
Raportohet se Mbreteresha dhe nipi i saj “kokëfortë” kishin mosmarrëveshje mbi një akt sfidues që përfshinte gruan e Williamit, Kate dhe fëmijët e tyre të vegjël, Princin George 10 vjeç, Princeshën Charlotte 8 vjeçe dhe Princin Louis 6 vjeç.
Familja Mbretërore sipas raportimeve ishte ndarë mbi këtë çështje të diskutueshme dhe mbretëresha e ndjerë që rrallë i tregonte opinionet e saj në publik “nuk e mbajti për vete” kur ishte fjala për ti thënë Williamit se çfarë mendonte.
Korrespondenti mbretëror Jobson ka detajuar se si Princi William ka hyrë në një mosmarrëveshje të nxehtë me gjyshen e tij pasi i ati tani Mbreti Charles III ngriti shqetësime mbi një çështje të ndjeshme të sigurisë.
Jobson shkruante: “Një burim i fundit i mosmarrëveshjeve është refuzimi kokëfortë i Williamit për të ndjekur këshillat e të atit mbi sigurinë e pasardhësit.
“Më herët gjatë këtij viti mbreti kishte shprehur shqetësime ndaj djalit të tij për mençurinë e përdorimit të helikopterit nga William për të udhëtuar të gjithë familjen e tij rreth vendit.”
Linku: https://www.mirror.co.uk/news/royals/prince-williams-huge-row-late-33338159
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/katemiddletonprincessofwales/