ShowBiz

“Aleati i papritur” i Jennifer Lopez dhe Ben Aflfleck tregon se po përballen me sfida të mëdha në martesën e tyre

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck të cilët  u ribashkuan dhe u martuan në 2022 tashmë pas dy vitesh po përballen me sfida të mëdha në martesën e tyre. Megjithëse historia e tyre e dashurisë është si një përrallë që filloi gati 20 vjet më parë. Në mes të këtyre problemeve martesore ish-gruaja e Affleck-ut, Jennifer Garner ka qenë një burim surprizues mbështetje. 

Historia e marrëdhënies së Affleck-ut dhe Lopez-it fillon me angazhimin e tyre të parë në vitin 2002 i cili përfundoi në 2004. Pas ndarjes, Affleck u martua me Garner në 2005 me të cilën ka tre fëmijë. Edhe pas ndarjes, Garner dhe Affleck kanë mbetur të afërt duke e rritur së bashku fëmijët e tyre dhe duke mbajtur një marrëdhënie miqësore. Kjo lidhje duket se është shtrirë edhe te Lopez me të cilën Garner raportohet se ka një marrëdhënie pozitive. 

Ben Affleck gjatë kohëve të fundit raportohet se po përgatit një festë të madhe pas ndarjes nga Jennifer Lopez. 

Sipas burimeve, Garner ka qenë aktive në mbështetje të Lopez-it dhe Affleck-ut gjatë vështirësive të tyre aktuale. Një burim i tha DailyMail se Garner ka qenë në komunikim të rregullt me Lopez-in duke ofruar udhëzime dhe mbështetje ndërsa ata përballen me këto sfida. 

Kjo aleancë e papritur është raportuar se ka qenë ndihmuese duke i ofruar Lopez-it një ndjenjë sigurie gjatë kësaj periudhe të vështirë. 

Një raport i mëtejshëm nga Us Weekly në korrik 2024 e përshkruan Garner si një “aleat të papritur” për Lopez-in duke treguar rolin mbështetës që ajo ka luajtur në mes të vështirësive të çiftit. 

Linku:https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2024/07/28/66a651a7e2704e29558b45a7.html 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C93Eu3WJLA5/