Bebe Rexha është kthyer prej ditësh në Shqipëri dhe së fundmi ka vizituar vendlindjen e saj Dibrën.
Këngëtarja ndezi atmosferën me performancën në Sunny Hill Festival.
Gjatë gjithë kohës Bebe mundohet të mos i harrojë rrënjët dhe shpesh krenohet me origjinën e saj kudo ndodhet.
‘Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese.
Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.‘- shkruan Bebe.
Linku:https://www.instagram.com/p/C-AQyNjJCZw/?img_index=1
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C-AQyNjJCZw/?img_index=1