ShowBiz

E kam suprizë te kënga, Bardhi zbulon detaje për emrin e foshnjës

Gjatë finales së programit “Shes on Top” ka qenë i ftuar dhe këngëtari i njohur nga të gjithë, Bardhi. Përgjatë natës ai dhuroi një mbrëmje mbresëlënse për gjithë publikun, por nuk arriti ti shpëtoj pyetjeve të drejtuara nga moderatorja, Argjira Spanca në lidhje me projektet e tij dhe me emrin e fëmijës që do të vi në jetë. 

“Po jetoj në Tiranë. Kam katër muaj këtu dhe më pëlqen shumë. E kemi shtëpinë në Kosovë, por spo duam të kthehemi më duket”, u shpreh ai në fillim të intervistës. 

E pyetur nga moderatorja në lidhje me emrin e fëmijës, Bardhi shprehet se:”E kemi vendosur. Është emër shumë i shkurtër, është me tre shkronja. Kështu që po e ruajmë. Edhe pak do e merrni zbuloni, sepse e kam suprizë te kënga”. 

Në momentin që u pyet për emrin e fëmijës, ai së bashku me Sarën vendosën të mos tregonin më shumë detaje duke e lënë ende mister për të gjithë. 

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=xgPbyuc1kLQ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C9kozdUICD0/