ShowBiz

Lady Gaga është fejuar me Michael Polansky! Ja si qëndron e vërteta

Këngëtarja më e dashur nga të gjithë, Lady Gaga mesa duket po merr një vendim tjetër lidhur me jetën e saj sentimantale.  

Në një video të postuar në TikTok nga Attal të dielën më 28 korrik, Gaga dëgjohet duke e prezantuar Polansky-n si “të fejuarin” e saj ndërsa të tre ishin duke parë një ngjarje të notit së bashku. 

PEOPLE ka arritur të kontakojë me përfaqësuesit e këngëtares tashmë për të marrë më shumë informacione rreth lidhjes së tyre. 

Lajmi u zbulua nga vetë këngëtarja duke u shprehur me kryeministrin francez, Gabriel Attal në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. 

Gaga dhe Polansky u lidhën për herë të parë në vitin 2020 dhe u fotografuan duke u puthur në një festë për natën e Vitit të Ri në Las Vegas. 

Dyshja vendosi  disa javë më vonë ta pranonin lidhjen e tyre duke e bërë atë publike  gjatë një fundjave në Miami. 

Një burim i afërt i tha PEOPLE se çifti kaloi karantinën së bashku gjatë fazës fillestare të  COVID-19. Burimi tha se ata qëndruan në shtëpinë e Gaga-s dhe gjatë asaj kohe u afruan shumë me njëri-tjetrin. 

Në janar 2021 kur Gaga ishte e ftuar të performonte në inaugurimin e Presidentit Joe Biden në Washington, Polansky ishte pranë saj.  

Në atë kohë ajo ishte e lumtur me Polansky dhe falenderuese për mbështetje e tij sipas burimit. Gjithashtu tha se Gaga e prezantoi atë me njerëzit në prapaskenë  duke e quajtur “i dashuri im.” 

 Linku:https://people.com/lady-gaga-engaged-michael-polansky-8628832

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C8daaHTPrXz/?img_index=1