Lifestyle

Parashikimi i motit, 29 korrik 2024

Vendi gjatë orëve të para të ditës do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave ku kthjellimet më të dukshme parashikohen në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave. 

Parashikohet se gjatë mesditës dhe kryesisht orët në vazhdim do të kemi një theksim të  vranësirave duke bërë shfaqjen e tyre edhe në qytetet e zonave të ulëta. 

Vranësirat më të fokusuara do të jenë në skajin Verior dhe VeriLindor të Shipërisë. 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në të gjithë territorin. 

 Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në brigjet e Adriatikut dhe Jonit duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë. 

Linku:Metoalb 

Burimi i fotos:freepik